Zoom përmirëson sigurinë për klientët e saj me pagesë

0
Gjigandi

Shërbimi i famshëm i video konferencave, Zoom, po planifikon të përmirësojë sigurinë e saj me enkriptim më të fortë, por vetëm për klientët me pagesë, ndërkaq jo edhe për ata që përdorin versionin falas.

Zoom është bërë një lojtar i rëndësishëm në industrinë e video konferencave në muajt e fundit, i nxitur nga një mori klientësh të cilët i janë qasur shërbimit nga pandemia e koronavirusit.

Përdorimi i Zoom për qëllime të punës nga shtëpia, si dhe për edukim dhe nga familjet dhe miqtë, ka çuar në një kontroll të shtuar të aplikacionit, përfshirë sigurinë e tij.

Një këshilltar i kompanisë ka folur për Reuters të premten dhe i njëjti ka thënë se Zoom po punon vazhdimisht për të forcuar enkriptimin e video thirrjeve të bëra në platformën e saj, por kjo nuk do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu