Milani pret që Zlatan Ibrahimovic të rikthehet javë për ta qartësuar shkallën e lëndimit përmes një kontrolle të re mjekësore.
Sulmuesi suedez e lëndoi pulpën e këmbës në stërvitje javën e kaluar dhe mori leje për t’u kthyer në vendlindje për të qëndruar me familje derisa të vijë koha për të kryer kontrolle shtesë për ta sqaruar shkallën e lëndimit.
Klubi konfirmoi se 38-vjeçari e ka dëmtuar muskulin e poshtëm të pulpës dhe se të enjten e kaluar e caktoi një orar për një kontroll të re pas 10 ditëve.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Ibra do të rikthehet në Milano në ditët në vazhdim, të mërkurën apo të enjten, për t’iu nënshtruar testeve të nevojshme në mënyrë që ta përcaktojë një program riaftësimi për t’u kthyer nga lëndimi në kohë për ta ndihmuar Milanin.
Pritet që ai të rikthehet në kohë për ndeshjen e kthimit në Kupën e Italisë kundër Juventusit.