Zjarri në Astir, policia jep detajet: Në spital 8 persona, u dogjën 4 makina

0
Gjigandi

Detaje të tjera kanë dalë nga zjarri në një pallat në zonën e Astirit, në Tiranë. Mësohet se zjarri ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete, ndërsa kanë përfunduar në spital me dëmtime të lehta 8 presona.

Shtetasit me iniciale A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar nga spitali.

Sakaq zjarrëfikësit ja kanë dalë të evakuojnë banorërt nga pallati.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

RonaTyra

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu