Detaje/ Zjarri në Astir, fillimisht u dëgjua një shpërthim pastaj u përhapën flakët

0
42
Gjigandi

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me zjarrin që përfshiu garazhdin e një pallati në Astir.

Burime për median bëjnë me dije se është dëgjuar një shpërthim që më pas ka shkaktuar dhe zjarrin. Sakaq këtë mëngjes kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ekspertë të RENEA-s anti-eksplozivë për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur rreth 30 forca zjarrfikëse dhe 5 automjete. Fillimisht është bërë e mundur evakuimi i banorëve dhe zjarrfikësit kanë arritur ta fikin zjarrin rreth orës 5 të mëngjesit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu