Atentati ndaj Aleksandër Sadikaj, Klodiana Lala: Autorët e vëshguan gjithë kohës makinën, ja pse pritën sa…

0
Gjigandi

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me atentatin ku mbeti viktimë Aleksandër Sadikaj, në mbrëmjen e sotme e ftuar në “Open” në News24.

Lala shprehet se autorët e kanë vëzhguar gjatë gjithë kohës makinën ku ndodhej Sadikaj dhe në momentin që është ngushtuar rruga kanë shpërthyer telekomandën.

“Duke qenë se aty po bëhen dhe ndërtime, kanë zgjedhur momentin që rruga ngushtohet, pra aty nuk kalon më shumë se një makinë e për rrjedhojë, autorët nuk do të linin të plagosur të tjerë, por që do të realizonin vetëm qëllimin e tyre,”- tha Lala ndër të tjera.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxor pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu