Zjarret në vend, reagon ministria e Mbrojtjes: 16 vatra gjatë 24 orëve të fundit

0
15
Gjigandi

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me vatrat e zjarrit në vend.

Përmes një deklarate për mediat, ministria bën me dije se në janë raportuar 16 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se janë angazhuar 436 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 29 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Njoftimi i plotë:

Forcat operacionale në bashkëpunim edhe me  Forcat e Armatosura po vijojnë prej ditësh punën në terren për shuarjen e vatrave të zjarrit dhe monitorimin e zonave me rrezik të lartë, në këto ditë të nxehta.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri.

Deri më tani është bërë i mundur izolimi i vatrave në:

  • Fshatin Halil, bashkia Krujë.
  • Fshatin Velçan, bashkia Berat.
  • Fshatin Bogë dhe Fshatin Flakë bashkia Malësi e Madhe.
  • Fshatin Shkallnur, bashkia Durrës.
  • Fshatin Barbullush, bashkia Vau – Dejës.
  • Fshatin Shargë, bashkia Vorë.
  • Fshatin Shijon, bashkia Elbasan.
  • Fshatin Shtëpanjë, bashkia Cërrik.
  • Fshatin Qaf Shkallë, bashkia Belsh.
  • Fshatin Gravë – Burimi Merkos, bashkia Finiq.
  • Fshatin Helshan, bashkia Has.
  • Fshatin Dragobi, bashkia Tropojë.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 436 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 29 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Helikopteri i Forcës Ajrore ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

  • Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë.
  • Fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.
  • Fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Prrenjas.

Në këtë situatë që ka përfshirë të gjithë rajonin e Evropës, u bëjmë thirrje banorëve të territorit të Republikës së Shqipërisë të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë në kohë pranë shërbimit zjarrfikës çdo vatër zjarri. Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu