U kapën me 1 ton drogë, 3 skafistët dalin sot para gjykatës së Vlorës

0
Gjigandi

Tre të arrestuarit të cilët u kapën me 992 kg marijuhanë në Vlorë pritet të dalin para gjykatës së Vlorës.

Shtetasit Arber Saraseli 31-vjeç, Saverjo Imeraj 21-vjeç dhe Qemal Pekmezi 19-vjeç u kapën në flagrancë në një operacion të përbashkët nga policia e Shtetit dhe ajo Guardia Di Finanza së bashku me dy shtetas të tjerë ukrainas, ku është shpallur në kërkim Gregor Likaj. Nga Policia e Vlorës u sekuestruan 3 mjete lundruese (skafe) dhe 2 automjete, ndërsa nga GDF u sekuestrua mjeti lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike.

Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit lundrues që kishte lëndën narkotike dhe arrestimin e personave që kishin organizuar trafikimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu