Zjarr në një banesë në Gjirokastër, dyshohet se e vuri vajza e familjes

0
Zjarr në një banesë në Gjirokastër, dyshohet se e vuri vajza e familjes
Gjigandi

Një banesë dy katëshe në lagjen Dunavat në Gjirokastër është përfshirë nga flakët, që ende nuk është izoluar dot nga zjarrfikësit edhe për shkak të vështirësive të terrenit.

Zjarri dyshohet të jetë vendosur nga një anëtare e familjes e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë konfirmohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme serioze të banesës.

Ditët e fundit vajza e familjes që mendohet se ka vendosur zjarrin kishte shfaqur shenja serioze të agresivitetit edhe në publik ndërsa ishte regjistruar edhe një denoncim nga qytetarë në adresë të saj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu