Musk: Ndryshime janë bërë në serverin e Twitterit, duhet të punojë më shpejt

0
Gjigandi

CEO i Twitter, Elon Musk ka planfikuar të bëjë një seri tjetër përmirësimesh të platformës. Musk shkroi se tanimë janë lansuar ndryshime në arkitekturën e serverit të rrjetit social.

“Twitter duhet të punojë më shpejt”, shtoi Musk. Përdorues të shumtë të Twitterit iu përgjigjën komenteve me reagime të hutuara ndaj njoftimit të papritur.

“A duhet ta rinisim aplikacionin?”, shkroi një përdorues së bashku me një meme që shfaq Musk duke mbajtur një telefon me mbishkrimin “A keni provuar ta fikni dhe ndizni përsëri?”

“Më shpejt saktësisht si? Është ndjerë gjithmonë njësoj,” shkroi një përdorues tjetër.

Një tjetër përdorues shkroi, “Po, më duhej! Faleminderit Elon për gjithçka që bën”.

RonaTyra

Përditësimi pasoi një ndërprerje të platformës në orët e para të së enjtes.

Sipas një raporti nga Al Jazeera, versioni në internet i platformës pësoi një ndërprerje të madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu