Zidane: Yjet e skuadrës mund të relaksohen para ndeshjes me Man City

0
Gjigandi

Zinedine Zidane ka folur lidhur me ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Trajneri francez, i cili drejton skuadrën e Real Madrid, Zidane, është shprehur i lumtur pas përfundimit të kampionatit në La Liga.

Meqë aty ‘Los Blancos’ kishin kryer punët qysh një xhiro më herët, Zidane fokusin ka tashmë në Ligën e Kampionëve.

Trajneri thotë se pas fundit të kampionatit, lojtarët do të kenë tashmë mundësi që të relaksohen para ndeshjes së madhe.

“Tani nuk kemi pushime. Aktualisht nuk po mendoj për City. Dua të shkëputemi paksa, pastaj do të kemi kohë të mendojmë. Do të kemi 10-15 ditë kohë për të menduar. Do të shkëputemi”, ka thënë Zidane.

RonaTyra

“Deri në sekondën e fudnit do të luftojmë për të kapur atë finale, por tani nuk duhet të mendojmë për atë. Është koha të pushojmë dhe të marrim fuqi. Të gjithë kemi nevojë për relaks. Këtë do ta bëjmë”, shtoi francezi.

Real Madrid luan ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve në udhëtim te Manchester City, me një disavantazh prej 1:2.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu