Zidane nuk e konfirmon të ardhmen me Real Madridin, francezi i jep sinjal Juventusit

0
Gjigandi

Zinedine Zidane ka refuzuar të konfirmojë se do të jetë trajneri i Real Madridit në sezonin e ardhshëm dhe kjo sipas mediave është një paralajmërim për Juventusin.

Francezi ishte shumë i lidhur si pasardhës i Max Allegrit mes viteve 2018 dhe 2019 pasi ai la Realin pas tri triumfeve radhazi në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, ai përfundoi duke u kthyer në Santiago Bernabeu në fund të sezonit të kaluar dhe pikërisht këto ditë festoi fitimin e titullit spanjoll me Los Blancos.

Bianconerët vazhduan duke emëruar Maurizio Sarrin, por ata mund të joshen të kthehen për te Zizou, i cili tani ‘nuk e di’ nëse do të mbetet në krye të Mbretërve.

“Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Zidane në një konferencë për shtyp.

RonaTyra

“Unë kam një kontratë, më pëlqen të jem këtu, por kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë në futboll”.

“Ndryshon nga një ditë në tjetrën në këtë sport. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi francezi.

48-vjeçari fitoi dy Scudetto dhe arriti në një finale të Ligës së Kampionëve me Zonjën e Vjetër midis viteve 1996 dhe 2001 si lojtar i italianëve.

Ai tashmë ishte lidhur me një rikthim në Torino në prill, kur u pretendua se ai mund të linte pas mosmarrëveshjeve me zyrtarët e Real Madridit për politikën e transferimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu