Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka shpjeguar mungesën e Gareth Bale dhe James Rodriguez, në barazimin e Real Madridit 2:2 kundër Leganes të dielën.
Bale dhe James nuk ishin fare pjesë e skuadrës së Real Madridit që udhëtoi drejt Leganes, për ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga,.
“Sa i përket James, ju e dini çfarë ka ndodhur”, tha Zidane pas ndeshjes, duke iu referuar kërkesës së kolumbianit për të mos u ftuar.
“Mungesa e Bale ishte vendim teknik, asgjë më shumë”, shpjegoi ai.
Real Madridi e fitoi titullin javën e kaluar pas fitores kundër Villarrealit, pas një ecurie mbresëlënës nën udhëheqjen e Zidane.
Që prej rikthimit të futbollit, Madridi i fitoi 10 ndeshje radhazi dhe barazoi në atë të fundit, me Bale dhe James që luajtën shumë pak minuta gjatë kësaj periudhe.