​Zhvillimet brenda FFK-së, reagon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

0
​Zhvillimet brenda FFK-së, reagon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Gjigandi

Caktimi i datës 6 prill për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës ka nagjallur reagime dhe debate të shumta në opinionin e gjerë sportiv në Kosovë.

Ky ku vend po cilësohet si i pa bazuar në aktet normative dhe normave statutare të FFK-së dhe si rrjedhojë edhe nuk do të mund të mbahet, derisa nga FFK thuhet se gjithçka është bërë duke u bazuar në këto rregulla.

Duke parë këtë situatë, të hënën ka reaguar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e cila në ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës ka bërë të ditur se është duke e ndjekur me vëmendje zhvillimin e këtyre ngjarjeve brenda kësaj federate.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) po e ndjek me vëmendje rrjedhën e zhvillimeve në Federatën e Futbollit të Kosovës, veçanërisht debatet e fundit rreth respektimit ose jo të normave statutare të FFK-së në raport me procesin zgjedhor. Kredibiliteti, gjithëpërfshirja, respektimi i normave të së drejtës si dhe mundësitë e barabarta në organizata e federata sportive, janë parimet udhëheqëse mbi të cilat Ministria e Sportit ndërton dhe promovon bashkëpunimin me këto federata/organizata”

, thuhet në reagimin e MKRS-së.

RonaTyra

Më tutje MKRS bën të ditur se është duke u punuar në reformimin e kornizës së politikave publike dhe asaj ligjore në fushën e sportit.

“Ne jemi duke punuar intensivisht në reformimin e kornizës së politikave publike dhe asaj ligjore në fushën e sportit e cila do të ndryshojë rrënjësisht shpërndarjen e resurseve publike dhe përdorimin e masave administrative në funksion të arritjes së qëllimeve e objektivave strategjike të Qeverisë për sportin si nxitës i zhvillimit të qëndrueshëm”.

Në fund, ministria e sportit ka bërë thirrje për respektimin e të gjitha normave statutare dhe mbajtjen e një procesi të rregullt zgjedhor në FFK.

“Ne bëjmë thirrje për proces të rregullt e të bazuar në norma statutare të çdo federate dhe poashtu nxisim me gjithë fuqinë tonë, funksionalizimin e trupave brenda organeve të organizatave sportive në vend që të zgjedhin çdo rast me pretendime potencialisht të bazuara të normave statutare”,

thuhet në fund të reagimit të MKRS-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu