Juristja tregon për ankesat më të shpeshta të të burgosurve dhe të paraburgosurve

0
Juristja tregon për ankesat më të shpeshta të të burgosurve dhe të paraburgosurve
Gjigandi

Fatmire Haliti, juriste në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin ka treguar për ankesat që kanë më së shumti të burgosurit dhe të paraburgosurit në burgjet e Kosovës.

Ajo ka thënë se ankesat e të paraburgosurve dhe të burgosurve ndryshojnë.

“ShKK-ja ka disa institucione të ndryshme siç janë ato korrektuese për ata që e marrin një dënim nga Gjykata. Kemi edhe qendrat e paraburgimit ku të burgosurit janë ende me status të paraburgosurit sepse gjykata ende nuk ka vendosur rreth vendimit për lirimin apo dënimin e tyre. Varësisht në cilin institucion janë të burgosurit edhe ankesat ndryshojnë”,

ka thënë ajo.

Për të paraburgosurit ajo tha se ka më së shumti ankesa për regjimin e izoluar.

RonaTyra

“Zakonisht ankesat nga të paraburgosurit janë për zgjatjen e paraburgimit, regjimin e izoluar, sepse në paraburgim ka raste që kanë ndodhur që mbahen me vite, dhe përveç dy orëve shëtitjeve që kanë , nuk kanë asnjë aktivitet tjetër, pra 22 orë janë të izoluar”,

deklaroi ajo.

Ajo ka treguar edhe për ankesat e të burgosurve.

“Sa i përket të dënuarve ndryshojnë edhe ankesat e tyre. U përkasin benificioneve të drejtave, realizimit të tyre, angazhimit në punë e të tjera”,

tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu