“Rusët e kanë mirëmenduar, ja ku duan të arrijnë”, letra e Dritan Goxhajt nga qelia: “Miku i Albinit po ndihmon”

0
Gjigandi

Sot mbahet seanca që vendos ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj në Hagë.

Z.Goxhaj vitet e fundit është marrë gjerësisht me publicistikë.

Në një letër nga qelia, botuar sot në gazetën DITA, Goxhaj flet për Gjykatën Speciale dhe fazat e një operacioni të gjerë ruso-serb që synon në finale jo vetëm UÇK por edhe NATO-n.

Mes të tjerave ai flet për kryeministrin Kurti.

“Çdokush që në vitin 1999 ka qenë në moshë madhore dhe i ka ndjekur ngjarjet e atij viti është dëshmitar i ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave jugosllave në Kosovë e Serbi.

RonaTyra

Të gjithë ju jeni dëshmitarë se që në atë kohë e deri më sot Serbia, atëherë nëpërmjet Ministrit të saj të Informacionit Aleksandër Vuçiç dhe sot nëpërmjet po këtij personi në detyrën e Presidentit të Serbisë, nuk pushon së akuzuari dhe etiketuari ndërhyrjen e NATO-s në 1999 si agresion ndaj Serbisë” – shkruan Goxhaj dhe shton:

“Madje, njëri nga mbrojtësit e kësaj teze ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe një nga përkrahësit më të mëdhenj dhe miqtë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në veçanti të Kryeministrit Kurti, filozofi nostalgjik i ish-Jugosllavisë, slloveni Sllavoj Zhizhek.

Megjithatë, deri tani, kjo tezë e Serbisë e argumentuar filozofikisht nga miku i Vetëvendosjes ka mbetur vetëm si tezë dhe nuk është ngritur në nivele juridike, por Serbia dhe miqtë e saj kanë nisur prej vitit 2011 me anë të Rezolutës 1782 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të hedhin bazat e para që në një të ardhme jo shumë të largët të mund të ngrenë ose şişli escort artikulojnë edhe nga ana ligjore tezën e tyre se ndërhyrja e NATO-s ndaj Serbisë dhe forcave të saj për të ndaluar genocidin serb ndaj shqiptarëve në Kosovë të konsiderohet si agresion.

Rezoluta 1782, të cilën ne e njohim si Rezoluta e bazuar mbi raportin e Dik Martit ishte vetëm hapi i parë i një operacioni të mirëmenduar dhe mirëorganizuar me objektiv primar UÇK-në, ndërsa objektiv sekondar, i cili është edhe objektivi madhor i këtij operacioni, NATO-n…”

E plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu