​709 raste aktive me COVID-19

0
​709 raste aktive me COVID-19
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës.

“Deri më sot 818.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.630 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042. Në total numri i rasteve aktive është 709″

, thuhet në njoftim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu