Skuadra e Trepçës ’89 nga Mitrovica dështon në vatër të vet, duke barazuar me rezultat 1:1 me Vushtrrinë, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta”.
Askush nuk e kishte pritur se Trepça ’89 do të zhgënjejë si vendas dhe i fundosurit do t’i marrë pikë.
Në minutën e 78-të, Drilon Fazliu shënon për epërsinë 0:1, ndërsa vendasin barazuan në minutën e 90+6 me golin e Arb Manajt.
Trepça ’89 është në vend të nëntë me 35 pikë dhe Vushtrria është i 11-ti me 18 sosh.