Shqiptari “zhduket” në Skoci, policia jep detajet: Di pak anglisht, s’ka të afërm në zonë

0
Gjigandi

Mediat në Skoci raportojnë se një shqiptar është “zhdukur” prej disa ditësh në zonën e Paisleyt.

Referuar mediave skoceze, i zhdukuri është shqiptari Iren Muca, 31 vjec. Për herë të fundit ai është parë në rrugën Christie Street, rreth orës 2:30 të së shtunës, datë 4 korrik 2020.

Policia ka publikuar foton e tij, ndërsa thuhet se Muca di shumë pak anglisht e nuk ka të afërm në zonë.

Sergeant Megan Bryson, njeriu që po heton “zhdukjen” tha se Muca kishte pak kohë që kishte ardhur në zonë. Bryson u shpreh se autoritetet janë duke vëzhguar kamerat, për të parë lëvizjet e tij të fundit.

RonaTyra

Policia i ka bërë thirrje komunitetit të zonës, që kushdo që e shikon shqiptarin, të mund të raportojë rastin në stacionin më të afërt policor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu