Teksa zgjedhjet janë vendosur që të mbahen në 30 korrik, procesi i aplikimit pranë KIZ të Universitetit të Tiranës, si kandidate për garën për rektor dhe anëtar të Senatit Akademik do të vijojë sot deri në orën 16:00.
Mësohet se garës për rektor i është bashkuar Prof.Dr Kozeta Sevrani nga Fakulteti i Ekonomisë. Sipas kryetares së KIZ së UT, Majlinda Keta, deri tani janë rreth 70 aplikantë për anëtare senati dhe 3 kandidatë në garë për rektor, Artan Hoxha (nga drejtësi), Mimoza Hafizi( nga Shkencat e Natyrës) dhe Kozeta Sevrani.
Siç duket gara për rektorin e UT është e fortë, ndërsa fituesi do të zbulohet në 30 korrik.