Zgjedhja e presidentit, Enkelejd Alibeaj mbledh Grupin Parlamentar të PD-së

0
Zgjedhja e presidentit, Enkelejd Alibeaj mbledh Grupin Parlamentar të PD-së
Gjigandi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot mbledhjen e deputetëve për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së kreut të shtetit.

Takimi i deputetëve demokratë është njoftuar në orën 14:00.

Një pjesë e deputetëve kanë propozuar dhe një platformë për procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.

Ndërkohë pak ditë më parë, Komisioni i Rithemelimit miratoi një rezolutë ku Alibeaj nuk njihej më si kryetar i Grupit Parlamentar dhe nuk mund të negocionte për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Pak ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi se PD duhet të sjell emra për zgjedhjen e presidentit dhe se kandidatët duhet të jenë pa ambicie politike.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu