Zgjdhjet për krytarët e rinj të degëve të PS, Rama: S’duhet të jenë ‘një’ me kryebashkiakët, por …

0
Zgjdhjet për krytarët e rinj të degëve të PS, Rama: S’duhet të jenë ‘një’ me kryebashkiakët, por …
Gjigandi

Në Partinë Socialiste ditën e sotme (16 maj) ka  nisur procesi për zgjedhjet e kryetarëve të degëve.

Hapja e procesit ka nisur nga Qarku i Tiranës, ku Kryeministri Edi Rama, tha se zgjedhja e kryetarëve është mjaft e rëndësishme, ndërsa ka shtuar se  procesi duhet të jetë transparent.

Ai tha se PS i duhen kryetarë partie që të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit dhe për të mos e pritur përballje me njerëzit vetëm kur vjen deputetit.

Edi Rama: Nuk duhet të lëmë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë në territor të jenë persona të pa politizuar ashtu siç duhet.

Sidoqoftë ne kemi larguar nga duart e partisë dhe influenca e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, kemi larguar trupën e infermierëve. Kemi respektuar më shumë se çdo tjetër të gjithë ngrehinën e administratës publike. Sigurisht që prej disa vitesh tani më, kjo është një histori e tejkaluar. Pavarësisht rasteve sporadike jemi në një situatë qëndrueshmërie ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë e bën edhe më të pakuptimtë dhe të kotë dhe dëmtues rolin e atyre kryetarë të partisë që i ka mbetur ora po atje.

RonaTyra

Është edhe aspekti tjetër ri pasjes në territor të kryetarit të partisë të cilët janë drejtpërdrejt të vendosur dhe i përgjigjen kryetarit të bashkisë. Nuk duhet të jenë në kundërshti, konflikt jo e jo, por është e  pakuptimtë që të jenë një. Aq më tepër që detyrat e tyre janë të ndryshme. E treta është që ne na duhen kryetarë partie që të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit dhe për të mos e pritur përballje me njerëzit vetëm kur vjen deputetit.

Rama është ndalur edhe te zgjedhjet vendore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm 2023, ku është shprehur: Vitin e ardhshëm ne kemi zgjedhjet vendore. Koha kalon shumë shpejt. U bë më shumë e zakonshme që ne të kemi mbi kokë gjërat të jashtëzakonshëm që ne do donim mos ndodhnin kurrë. Por kanë ndodhur dhe ne duhet të përballemi me to. Tërmeti, pandemia, tani kjo situata tjetër (lufta) që nuk dihet sa zgjat. Por zgjedhjet janë aty, ne duhet t’i bëjmë dhe duhet t’i fitojmë. Dhe sigurisht që për të fituar zgjedhjet na duhet jo vetëm të përsërisim gjithçka të duhur që kemi bërë deri tani, por na duhet të shkojmë edhe më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu