Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim është shprehur sot se pas zgjatjes së vlefshmërisë së vizave amerikane nga tre në dhjetë vjet për shqiptarët dhe lehtësimit të kufizimeve të COVID-it në udhëtime, ka pasur rritje të aplikimeve për viza.
Në një postim në Twitter, Ambasadorja Kim ka shtuar se rritja e aplikimeve ka sjellë pritje të gjata për intervista.
“Ne e dimë se kjo është frustruese dhe stafi ynë konsullor po punon fort për të shkurtuar kohën e pritjes. Në raste urgjence të vërteta (për shembull trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afate të caktuara) u lutemi kërkoni proces të përshpejtuar kur të aplikoni”, ka theksuar Kim.
“Ju gjithashtu mund të shkruani në adresën [email protected] pasi të keni bërë kërkesën për proces të përshpejtuar”, tha Ambasadorja Kim.
Duke filluar nga data 1 prill, vlefshmëria e vizave të biznesit dhe turistike për qytetarët shqiptar në SSHBA u zgjaten në dhjetë vjet, nga tre vjet që ishin më parë, që është maksimumi në mbarë botën.
Vendimi vjen me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe ka për qëllim ta bëjë më të lehtë qëndrimin për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara.
/abc24.al/
1/2 Following announcement of the 10-year 🇺🇸 visa for 🇦🇱 & easing of COVID travel restrictions, there has been a surge in visa applications, which has led to long wait times for interviews. We know this is frustrating, and our consular team is working hard to decrease wait times. pic.twitter.com/SxM5uVH6W3
– Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 26, 2022