Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri, shënon për fitoren bindëse të Lausannes me rezultat 5:0 në përballjen miqësore me Luzernin.
Zeqiri e hapi serinë e golave në minutën e 16-të, për të vazhduar pastaj edhe Turkes (33′), Kukuzoroviç (34′), Dominguez (nga penalltia 59′) e Oliveria (70’).
Kjo ishte një ndeshje e mirëseardhur para vazhdimit të kampionatit.
Trajnerët e të dyja skuadrave shikuan formën e secilit futbollist.