Zbulohet tempulli 3000-vjeçar, përdorej për ritualet e pjellorisë

0
Gjigandi

Arkeologët kanë zbuluar një tempull megalitik 3000-vjeçar, i cili ishte përdorur për të organizuar ‘ritualet pagane të adhurimit të ujit’ në Perunë e lashtë.

Tempull i përdorur për ritualet e pjellorisë është zbuluar nga një ekip arkeologësh peruanë.

Monumenti fetar është rreth 40 metra i lartë dhe ndodhet në burimet e lumit Luginës së Zana rreth 500 milje nga Lima, kryeqyteti modern i Perusë.

Brenda tempullit arkeologët gjetën një shesh me një altar, i cili me sa duket ishte përdorur për të ofruar rituale të rëndësishme të pjellorisë me ujë të marrë nga lumi Zana.

RonaTyra

Struktura megalit u gjet në Huaca El Toro në rajonin Lambayeque të Perusë nga një ekip i drejtuar nga Walter Alva, arkeologu që zbuloi varrin e Lordit të Sipanit në vitin 1987.

Tempulli ende përmban mbetjet e blloqeve të mëdhenj prej guri dhe një shkallë të gjatë.    

Zona u zbulua në tetor, por lajmet për gjetjen e saj u vonuan për të zvogëluar rrezikun e gjahtarëve të thesareve.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu