Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, ju ka dërguar një SMS deputetëve të PD, ku u kërkon të mos marin pjesë në votimin për dy kandidaturat e propozuar nga PS për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Në argumentin e tij Alibeaj thekson se për kandidaturën e propozuar nga PD Kuvendi refuzoi votimin duke përdorur një artificë në procedurë.
SMS e Alibeajt:
Të nderuar kolegë!
Duke qenë se për kandidaturën e propozuar nga PD për në Këshillin Mbikëqyrës se BQ u përdor artificë proçedure për të mos kaluar në votim në seancë plenare atëherë edhe ne nuk do të marrim pjesë farë në votim për 2 kandidaturat e propozuar nga PS.
Pra nuk i hedhim në kuti fletët me ngjyrë.