Zbardhet plagosja e 34-vjeçares, autor bashkëshorti shqiptar që inskenoi grabitjen për t’i shpëtu…

0
Zbardhet plagosja e 34-vjeçares, autor bashkëshorti shqiptar që inskenoi grabitjen për t’i shpëtu…
Gjigandi

Policia italiane ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin e Pistoia-s në zonën e Toskanës, ku e plagosur mbeti një shtetase 34-vjeçare.

Bashkëshorti shqiptar i gruas u deklaroi autoriteteve italiane se ata ishin sulmuar në rrugë nga një burrë i armatosur me thikë, teksa po ecnin së bashku jo shumë larg shtëpisë së tyre.

45-vjeçari shqiptar deklaroi se i panjohuri goditi me thikë në bark partneren e tij me qëllim që t;i merrte çantën.

Por veprimet hetimore të karabinierëve rrëzuan dëshminë e 45-vjeçarit duke çuar në një tjetër version të fakteve, edhe më të rëndë.

Ushtarët e komandës në Pistoia hodhin dritë mbi ngjarjen dhe zbuluan dhunën barbare që 5-vjeçari ushtronte ndaj partneres së tij.

RonaTyra

Sips policisë italiane, xhelozia ekstreme e shqiptarit bëri që të ishte ai personi që do ta godiste me thikë si dhe më pas po ai inskenoi grabitjen.

45-vjeçari u arrestua nga karabinierët, të cilët zbatuan urdhrin për aplikimin e masës së sigurisë në burg, lëshuar gjykata e

Pistoias. Veprimtaria hetimore e drejtuar nga Prokuroria nisi menjëherë pas plagosjes me thikë të 34-vjeçares, gjithashtu me kombësi shqiptare, u zhvillua natën e 28 shkurtit të kaluar, në via Nazario Sauro në Pistoia.

Ngjarja ndodhi më 28 shkurtin e kaluar në rrugën Nazario Sauro në Pistoia. 34-vjeçarja për shkak të plagës së thellë, pas trajtimeve të para nga mjekët ishte transportuar në spitalin San Jacopo, për t’iu nënshtruar me urgjencë një operacioni, i cili përfundoi me rezultat pozitiv. Ajo është dhunuar në mënyrë sistematike nga bashkëshorti shqiptar edhe pas daljes nga spitali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu