Zbardhet dinamika e atentatit në Elbasan/ Dyshimet se ku mund të jenë fshehur autorët

0
Zbardhet dinamika e atentatit në Elbasan/ Dyshimet se ku mund të jenë fshehur autorët
Gjigandi

Panorama.al ka zbardhur dinamikën si ka ndodhur atentati në Elbasan, ku dyshohet se i plagosur ka mbetur Talo Çela, një nga  personat më të kërkuar në vend, i cili akuzohet për vrasje.

Çela mendohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga Nuredin Dumani, i cili dyshohet se i ka vrarë vëllain.

Pasditen e sotme, mësohet se makina BMW X5 e cila u qellua tek Ura e Zeze në Papër, ka qene duke dalë nga qyteti i Cërrikut, ku drejt saj janë qëlluar 20 plumba kallashnikovi. Brenda makinës BMW X5 mendohet te kene qene 3 persona, ku deri tani mendohet te jete plagosur shoferi, Talo Cela, i cili ka qenë dhe objektivi i atentatit.

Makina e autorëve pasi ka qëlluar drejt personave te cilët ndodheshin ne mjetin BMW X5 janë larguar ne drejtim te paditur dhe ende policia nuk ka një piste te qarte.

Makina e qëlluar ka ndaluar pak metra me poshtë urës pasi gomat e saj janë çare gjate atentatit.

RonaTyra

Ne momentin e ndalimit automjeti është braktisur nga personat qe ndodheshin ne te. Brenda ne automjetin tip BMW X5 janë gjetur 5 litra benzinë dhe një kallashnikov, ku mendohet qe 3 personat te cilët u goditen te ishin  nisur për te kryer një atentat tjetër ne qytetin e Elbasanit.

Ne vend ngjarje kane mbërritur forcat speciale per te kryer krehjen e zonës pasi personat qe u qëlluan brenda automjetit tip BMW X5 te jene strehuar ne fshatrat e njësisë administrative Paper.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu