Zbardhet dëshmia e Markel Nikës: Vura re një makinë që më përndiqte, mendova se…

0
Gjigandi

Iu bë atentat dje në Fushë Krujë, flet Marklen Hakës para grupit hetimor.

Burime për median bëjnë me dije se, Haka pohon se ndodhej në makinën e tij kur është plafgosur me armë, si dhe po kthehej nga Tapiza në drejtim të fshatit të tij në Nikël.

“Isha me automjetin tim dhe sapo kam hyrë në rrugën e Niklës, aty kam ndaluar një moment pasi më ka folur dhe jam përshëndetur me djalin e xhaxhait tim. Në momentin që po qëndroja ndaluar, nga makina që kisha pas meje dhe që e kisha vënë re disa herë përmes pasqyrës, është qëlluar me armë drejt meje në një distancë të vogël. Mjetin pas meje e pashë disa herë kur po udhëtoja, por nuk e mendova se do më qëllonin”, mësohet të ketë thënë Haka.

Mësohet se në drejtim të Hakës është qëlluar 17 herë, por fatmirësisht mori vetëm një plagë në pjesën e nofullës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu