Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë/ Shehu kritikë Nikollës: Është shkelur rregullorja! Kemi depozituar kërkesë për…

0
Gjigandi

Deputeti, Tritan Shehu ka folur këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend në lidhje me rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë.

Shehu tha se ka një shkelje të rregullores duke i tërhequr vëmendjen kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës.

“Takimi me atin e Shenjtë shpresoj të ketë qenë i dobishëm. Pata një diskutim për zbatimin e rregullore me nënkryetaren e Kuvendit.  Kemi depozituar kërkese për nocion me debat për një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë kanë kaluar 9-10 ditë dhe nuk ka asnjë sinjal. Kjo është shkelje e rregullores. Edhe kur kryetarja është në takime të rëndësishme ka të tjerë që caktohen. Dua të tërheq vëmendjen tuaj se jemi para një shkeljes së rregullore. Kjo është një çështje që lidhet me aktualiteti, të kaluarën dhe domosdoshmërinë e njohjes së krimeve.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu