Nuk do të jetë më në Europë e ardhmja e James Rodriguez si futbollist profesionist. 28-vjeçari, në fakt, nuk vlerësohet shumë nga Zinedine Zidane dhe në fund të sezonit do të largohet nga Real Madrid.
Dëshira e tij është të luajë në Kupën e Amerikës në vitin 2021, ku vendi i tij, bashkë me Argjentinë, është organizator i kompeticionit. Kështu, etapa e tij e ardhshme nuk do të jetë në Europë pavarësisht se Carlo Ancelotti po provon ta marrë tek Everton.
Jame Rodriguez ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Inter Miami i David Beckham dhe po mendohet.
Transferimi në MLS do të ishte një avantazh i madh për kolumbianin, i cili do të ishte më afër shtëpisë së tij ku është vajza e tij 7-vjeçare Salome, të cilën e takon rrallë për shkak se luan në Europë.