Foto/ Policia paralajmëron shoferët: Mos shpejtoni se kudo në të gjithë vendin ka radarë

0
Gjigandi

Gjatë mbrëmjes policia rrugore ka qenë në aksion. ‘Mos shpejtoni se kudo në të gjithë vendin ka prezencë të Policisë Rrugore, ka Radarë, ka Patrulla të Përgjithshme, ka forca Shqiponja’- paralajmëron policia në facebook.

Gjithashtu policia i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë për rritjen e parametrave të sigurisê rrugore. Me Radar për të parandaluar shpejtësinë që lëndon apo më keq akoma, vret jetë.
Mos shpejtoni se kudo në të gjithë vendin ka prezencë të Policisë Rrugore, ka Radarë, ka Patrulla të Përgjithshme, ka forca Shqiponja. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor por dhe ato për mbrojtjen nga infektimi me COVID-19.
Respektimi i rregullave = Siguri jete @ Yrshek, Tiranë, Albania

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu