Ylli i Milanit firmos javën tjetër

0
Gjigandi

Atletiko Madrid është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Milanit Alesio Romanjoli. Mbrojtësi i kuqezinjëve ka qenë një pikë kyçe në prapavijën e klubit italian, dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.

Mes tyre ishte edhe Barcelona, por mesa duket rivali i tyre në La Liga, Atletiko Madrid thuhet se është shumë pranë marrëveshjes.

Madje “Don Balon” shkon deri aty sa që e bëjnë fakt të kryer se Romanjoli do nënshkruajë për ekipin që drejtohet nga Simeone javën tjetër. Skuadra e Atletiko Madrid mund ta mbyllë këtë operacion për shifrën e 50 milionë eurove.

25-vjeçari arriti 5 vite më parë tek Milani nga Roma për 25 milion euro. Që kur u transferua tek kuqezinjtë Romanjoli ka luajtur thuajse çdo ndeshje titullar ku grumbullon rreth 200 ndeshje me klubin italian.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu