Javi Martinez mund të largohet nga Bayern Munich në merkaton e verës.
Lojtari, që kohët e fundit ka thënë se është i lumtur me eksperiencën në Bavari, mund të largohet nga Gjermania në rast se do ta kërkonte një gjë të tillë dhe klubi do të ishte dakord.
Për 31-vjeçarin mund të zhvillohet një derbi spanjoll, duke parë se për të interesohen Atletico Madrid dhe Getafe.
Vlera e tij në merkato, sipas Transfermark, është 13 milionë euro. Në këtë sezon, ai ka luajtur vetëm 18 ndeshje.