Ylli i Liverpoolit dhe Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është përkrahës i flaktë i Dritës në Superligën e Kosovës.
Shaqiri, me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, e ka treguar gjithnjë se është tifoz i skuadrës së drejtuar nga Ardian Nuhiu në rrjetet sociale.
Edhe në derbin e sotëm ndaj Gjilanit, Shaqiri pritet ta përkrah Dritën, të paktën në rrjetet sociale.
Ndryshe, Drita dhe Gjilani përballen sot mes vete në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja e sotme luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe nis nga ora 17:00.