“Xhaka, shembulli më i mirë për Ozilin dhe Guendouzin”

0
Gjigandi

Mesut Ozil dhe Matteo Guendouzi duhet të marrin shembull Granit Xhakën nëse duan të shpëtojnë karrierën e tyre, thotë Mikel Arteta.

Dyshja e ‘Topçinjve’ Ozil i kanë shijuar nga larg sukseset e Arsenalit që në 8 ndeshjet e fundit kanë marrë 6 fitore.

Ata kanë arritur ta mposhtin kampionin, Liverpoolin dhe më pas ta eliminojnë Manchester Cityn, për t’u kualifikuar në finale të FA Cup, me Granit Xhakën që ishte fantastik në këto ndeshje dhe ditë pas dite po ndihet mirë e më mirë pas atij incidenti me tifozët para ardhjes së Mikel Artetës.

“Sfida me Granitin ishte ta bindja atë që këtu kishte akoma një vend – se unë kisha besim të madh tek ai dhe se gjërat mund të kthehen shumë shpejt në normalitet”, tha Arteta.

“Ai duhej të dërgonte mesazhet e duhura. Para së gjithash, ai duhej të besonte se ai mund ta bënte këtë dhe nëse do të ishte kështu, ne do të mbështesnim atë gjatë gjithë rrugës. Jam shumë i lumtur që dëgjoj dhe kuptoj reagimin nga fansat ndaj tij, mendoj se ata mund ta vlerësojnë atë që ai ka bërë. E kaluara mbetet e kaluar, ne shpesh mësojmë nga gabimet dhe ato duhet t’i kthejmë në pozitivitet”.

RonaTyra

“Ai është një shembull me të vërtetë i mirë për çdo lojtar që është në një moment të vështirë që nëse jeni të gatshëm, të qëndrueshëm dhe me të vërtetë dëshironi t’i bëni përsëri gjërat mirë, atëherë gjithmonë ka një mënyrë për t’ia dalë”.

I pyetur se a vlen kjo edhe për Ozil dhe Guendouzi, të cilët po kalojnë nëpër situatë të vështirë, Arteta u përgjigj: “ Xhaka duhet të merret shembull nga të gjithë, nga lojtarët madje edhe nga stafi i klubit”.

Mesfushori shqiptar i përulur, ka arritur që vërshëllimat e tifozëve t’i kthejë në duartrokitje, edhe pse jo në fushë, pasi ndeshjet po luhen pa tifozë.

Arteta zbuloi se ditë pas dite ai merr mesazhe të mira nga fansat çka do të thotë se më punë ka arritur që t’i kthejë gjërat në normalitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu