Skuadra e mirënjohur zvicerane, Baseli është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës, e cila pas 120 minutave e mposhti në udhëtim me rezultat 3:2 Lausannen.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa fitues (2:2) dhe u deshtë vazhdimet që të përcaktojnë kualifikuesin.
Andi Zeqiri realizoi në minutën e 72-të për Lausannen por goli i tij nuk mjaftoi.
Për Lausanen shënuan Zeqiri (72′) e Geissmann (73′) dhe për Baselin Arthur (54′ e 67′), Widner (107’).
Andi Zeqiri u paraqit standard për Lausannen sikur edhe Taulant Xhaka për Baselin. Si njëri po ashtu edhe tjetri janë ndëshkuar me kartonë të verdhë. Xhaka në minutën e 9-të e Zeqiri në atë të 29-tën.
Në minutën e 87-të Xhaka largohet nga loja, ndërsa Kemal Ademi futet në minutën e 99-të e Orges Ademi në atë të 110-tën për Baselin. Zeqiri ka luajtur standard dhe u zëvendësua në minutën e 96-të por goli i tij nuk i mjaftoi skuadrës së tij.