Përdoruesit e Whatsapp do të habiteshin po të dinin se çfarë mundësish ofron ky aplikacion, nën pronësi të Facebook, për të formatuar tekstet që përdorin nëpër biseda. Whatsapp është programi më popullor në botë për biseda elektronike, kryesisht falë risive që sjell vazhdimisht. Për shembull, personazhet mund të theksojnë disa nga fjalët që shkruajnë nëpërmjet shkronjave të pjeërrat italike, ose duke trashur tekstin me formatin “bold”. Whatsapp tani mundëson edhe formatime të tjera, si ndryshimi i fontit dhe vendosja e kryqit ndaj një fjale. Po si bëhet? Mjafton që përdoruesit të vendosin nga një vijë nënvizimi përpara dhe pas secilës fjalë, dhe e gjithë fjala do të jetë e nënvizuar. Po të vendosin nga një yll “asterisk” para dhe pas fjalës, do të jetë e trashur me “bold”. Nëse vendoset simboli ~ në të dy anët, teksti do të jetë me vizë në mes. Tre nga këto simbolet “` në secilën anë të fjalës bën që të ndryshohet fonti.