Akuzohen se kanë trafikuar gjithsej 12 kilogramë …., arrestohen 3 shqiptare

0
Gjigandi

Policia e Bolzanos në Vipiteno ka arrestuar 3 shqiptarë, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Ata akuzohen se kanë trafikuar gjithsej 12 kilogramë kokainë. Shqiptarët e prangosur janë të moshave 39, 29 dhe 23 vjeç, e ishin banorë në Piza e Foggia. Hetuesit italianë zbuluan se origjina e drogës që posedonin shqiptarët ishte holandeze, ndërsa po hetohet se ku do të dërgohej lënda narkotike, shkruajnë mediat italiane. Kokaina ishte e ndarë në 10 pako, 9 në celofan dhe një e mbështjellë me një çorap. Në rast se droga e kapur do të shitej në treg, do të sillte fitime prej 3 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu