Timo Werner ka konfirmuar se ai pranoi t’i bashkohet Chelseast pas fjalëve të mira nga trajneri, Frank Lampard.
Reprezentuesi i Gjermanisë iu bashkua Bluve të Londrës për 47.5 milionë euro dhe do të prezantohet pas 1 korrikut.
Werner, për të cilin interesohej edhe Liverpooli, tha për Sky Sport: “Diskutimi me bordin e Chelseas ishte shumë i mirë dhe i zgjodha ata”.
“Frank Lampard në mënyrë të veçantë qëndroi pas meje dhe me të vërtetë donte që unë të dija se nëse do të shkoja në Chelsea, mund të ndihesha po aq rehatshëm sa isha në Leipzig”.
“Gjatë bisedave ai shpesh më tregonte se sa shumë më do dhe se sa shumë më vlerëson si person”, vazhdoi Werner.
Kompletimi i transferimit do të ndodhë me 1 korrik, kur të hapet zyrtarisht afati kalimtar i verës.