Skuadra e Werder Bremenit është shkatërruar nga Frankfurti.
Frankfurti ka fituar derbin e mbijetesës – duke e shkatërruar Werderin me rezultatin e thellë 0:3.
Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultatin 0-0, ndërsa pjesa e dytë ishte “fatale” për ekipin e Milot Rashicës.
Andre Silva realizoi golin e parë në minutën e 61’të – ndërsa Islanker realizoi në minutën e 81’të dhe 90’të vulosi fitoren e skuadrës së tij.
Werder Bremeni ndodhet në vendin e parafundit me 25 pikë – kurse Frankfurti në vendin e 11’të me 35 pikë.