Një klub i ri iu bashkohet garave të seniorëve në futbollin e Kosovës

0
Gjigandi

Garave të kategorisë seniore në futbollin kosovar do t’i shtohet edhe një klub i ri.

Bëhet fjalë për FC Prizrenin, shkruan KosovaPress.

Përmes një njoftimi për shtyp, Prizreni ka konfirmuar lajmin duke premtuar që do të përfaqësojë denjësisht qytetin.

Më poshtë njoftimi i plotë:

“Klubi i Futbollit FC Prizreni do e kthej dinjitetin e futbollit Prizrenas.

RonaTyra

E nisëm pikërishtë para dy vjete nga baza, aty ku fillojnë hapat e para te futbollit Shkolla e Futbollit. Për vetëm dy vite kemi ndërtuar një shkollë model duke aplikuar standarde profesionale, ku shumë talentë kanë filluar dhe po zhvillojnë ëndërrat e tyre.

Tani kemi filluar një projekt të ri ndërtimin e ekipt të parë (Senior)dhe do të jetë mundësi e jashtëzakonshme për të rinjët dhe bashkëqyetarët tanë.

Nga ky sezonë 2020/2021 do të jemi pjesë e garave zyrtare pran FFK me ekipë të parë (seniorë).
Andaj i ftojmë të na bashkohen në rrugëtimin tonë, ka vend për të gjithë!

Projektin e kemi filluar nga identiteti shkolla e futbollit e tani ne vazhdim me ekipin senior FC PRIZRENI.

Të gjith te interesuarit nga data 20.07.2020 mund te na kontaktojn te zyret e klubit FC PRIZRENI te fushat e futbollit Getoari si dhe në numrin: 049 291 204”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu