Vuçiç flet për presion: Ka kaluar koha e presionit ndaj shteteve të lira të pavarura

0
Gjigandi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha sot pas mbërritjes në Samitin e BE-së se ka ardhur në Bruksel për të biseduar me miqtë evropianë për të ardhmen e Serbisë dhe rajonit.

I pyetur se çfarë pret nga takimi i sotëm, ai tha “asgjë”, ndërsa nëse i frikësohej ardhjes në Bruksel, siç pretenduan disa, tha se kanë kaluar kohët kur dikush mund të shantazhojë shtetet e lira dhe të pavarura me shantazh.

“Unë besoj në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor. Ne do të luftojmë së bashku në atë rrugë, duke respektuar veten dhe duke besuar se së bashku mund të bëjmë shumë”, tha presidenti i Serbisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu