‘Të merren parasysh propozimet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut”/ Varhelyi: Bullgaria ta miratojë, Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së

0
Gjigandi

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë Olivér Várhelyi, i ka bërë thirrje Bullgarisë që të miratojë sot në Samitin e BE-së propozimin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai shkruan se BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave.

“Ne i bëjmë thirrje Parlamentit dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin në dhe në axhendën e Kuvendit për miratim sot siç është propozuar. Opozita e Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë.

BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian. Së bashku do të jemi më të fortë”, shkruan ai në Twitter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu