Vuçiç avokat e Shqipërisë e M. së Veriut: Meritonin statusin. Kurrë s`kam diskutuar me Putin për Open Balkan

0
Gjigandi

Presidentit serb Aleksandër Vuçiç iu desh të sqaronte pse ishte në krah të Edi Ramës dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Dhe mesa u kuptua nga deklarata e tij ishte se të tre ishin si pjestarë të Open Balkan.

Vuçiç foli gjatë për open balkan dhe sqaroi se ajo ishte një nismë e përbashkët dhe jo e Rusisë. Jam krenar  tha ai Open balkan: Nuk ishte ideja e askujt por ideja e jonë. Ishte Zaev atëherë në Maqedoninë e Veriut. Donim të bënim dicka të mirë për vendet tona . Nuk kam folur kurrë me Putin për open ballkan. Ne e bëm vetë e nuk kishim askënd tjetër. Na u desh që tre vendet të gjenin një zgjidhje. Është e ndaluar kjo? Duhet ndaluar kjo apo cfarë? Është ditë e madhe për BE për Ukrainën e Moldavinë. Ne mund të bëjmë shumë para dhjetorit. Ne duhet të bëjmë maksimumin për standaret europine.  Ata Kovaçevski e Rama e mbrojtën sot venten e tyre dhe vendet me shumë kurajo.

Presidenti Serb foli edhe për cështjen e sanksioneve ruse duke kritikuar më shumë se 2 mijë e 600 artikuj që lajmëronin një rrezik nga Serbia. Asnjë rrezik nuk erdhi dhe ata nuk kërkuan falje tha ai. Vucic nuk justifikoi vendimin e tij për të mos i vendosur sanksione rusisë por ai tha se si president kam detyrimin që në përfaqësim të mbroj interesin e njerëyve të mi.

Ai përmendi Kosovën kur tha e ashtëquajtura Kosovë kur iu referua shkrimeve në media për gjoja një rrezik edhe për Kosovën. Më vonë kreu i qeverisë shqiptare Rama duke folur për Open balkan tha se jo për gjithcka bien dakord dhe përmendi Kosovën: Vucic i tha e ashtëquajtura Kosovë, por unë i them Kosovë dhe pikë, tha Rama

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu