“Vuaj nga zemra”/ Ish-ministri i Mjedisit kërkon lirim nga burgu

0
Gjigandi

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë.

Burime për median bëjnë me dije se kërkesa e Kokës do të shqyrtohet në shtator nga Gjykata e Posaçme.

Motiv për këtë të fundit është bërë gjendja e tij shëndetësore, me argumentin se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Koka pretendon se vuan nga zemra, ku dhe është transportuar së fundmi në spitalin e burgut. Sakaq në kërkesën e tij pretendon se nuk ka përgjegjësi për shpronësimin  pasi dokumentacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu