“Mos fol, po përgjohesh”/ Mori në telefon personin që po hetohej nga SPAK, pezullohet kryesekretarja e Prokurorisë

0
Gjigandi

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës, Rajana Jata është pezulluar nga detyra pasi ka dekonspiruar një hetim.

Burime për median bëjnë me dije se, Jata ka nisur një hetim lidhur me një çështje me metoda speciale të hetimit, ku subjekt i dyshuar ka qenë një zyrtar në Drejtorinë e Transporteve. Pikërisht në këtë moment, Rajana Jata ka hyrë në lojë duke telefonuar direkt personin që do të përgjohej se kishte nisur hetimi proaktiv për të.

Për Jatën është marrë vendimi që të pezullohet nga detyra e saj në organin e akuzës rreth një javë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu