Vrau vëllanë dhe gruan, autori mori në telefon fëmijët e tij: Kam vrarë mamin dhe xhaxhanë

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në qytetin e Gramshit, ku një 75-vjeçar ka vrarë bashkëshorten dhe vëllain e tij.

Burime bëjnë me dije se Xhevit Sinani 75-vjeç ka vrarë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani me armë gjahu.

Mësohet se pas kësaj tragjedie, autori ka marrë në telefon fëmijët dhe u ka thënë se ka vrarë mamanë dhe xhaxhanë.

Gjithashtu raportohet se Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu