Vrau nuse e vjehërr, avokati: Autori ka thënë se i kishin borxh lekët e druve

0
Gjigandi

Gjykata e Korçës vendosi të lërë në burg Ali Zilin, autorin e vrasjes së nuse e vjehërr në fshatin Progër të Devollit.

Avokati i tij, në një deklaratë për shtyp tha se kanë kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore për të kuptuar nëse ka probleme të shëndetit mendor.

Ai zbuloi gjithashtu se autori ka deklaruar se viktimat i kanë pasur një borxh prej 6 mijë lekësh të druve pa shlyer.

“Kemi kërkuar një ekspertizë mjeko-ligjore për të kuptuar nëse ky person ka pasur probleme të shëndetit mendor. Për momentin nuk është i kartelizuar.

Ai e ka prajnuar faktin që e ka kryer këtë vepër duke pasur parasysh që viktimat kanë pasur një shumë lekësh prej 6 mijë lekë të reja për drutë, të cilat nuk ia kanë shlyer. Kuir ka dhënë shpjegime, ka pretenduar se ka qenë i dehur”,

tha avokati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu