Presidenti/ Berisha e quan nul firmën e Metës, Balla: Fantazmat kanë problem me Gjeografinë

0
Presidenti/ Berisha e quan nul firmën e Metës, Balla: Fantazmat kanë problem me Gjeografinë
Gjigandi

Edhe pse parashikohej një seancë pa diskutime, debatet për Presidentin e ri mazhoranca dhe opozita do t’i bënin në oborrin e Kuvendit, ndërsa në sallë kishte nisur votimi për emrin e Bajram Begajt.

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se në Parlament po kryhet një akt antikushtetues.

Berisha:

Në kuvendin e Shqipërisë po kryhet një akt anti-kushtetues. Votohet në shkelje të kushtetutës për president republike njeriu që kaloi nga karrigia e shefit të shtabit në karrigen e kreut të shtetit duke shkelur kushtetutën, ku thuhet se ushtaraku aktiv nuk mund të zgjidhet në pushtete të tjera përpos ushtrisë.

Po ashtu, Berisha lëshoi akuza të forta ndaj Begajt lidhur me masakrën me pronat e ushtrisë.

RonaTyra

Berisha kundërshtoi edhe procedurën e dekretimit të Bajram Begajt nga ana e Presidentit në detyrë Ilir Meta.

Duke iu referuar ligjit themeltar të shtetit, Berisha sqaroi se Presidenti nuk mund të dekretojë vendime kur ndodhet jashtë Shqipërisë.

Berisha:

Në të drejtën kushtetuese evropiane presidenti humbet të fuqinë për të miratuar dekrete kur del jashtë vendit. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kjo është e drejta kushtetuese evropiane. Varet se cilës së drejtë i përmbahesh. Nëse i përmbahesh kësaj evropianet nuk e lëshon. Kur je jashtë vendit kryetar parlamenti është kryetari i vendit.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Berishës se Meta ka shkelur Kushtetutën pasi ka firmosur një dekret jashtë vendit.

Balla tha se dekretin e tij Presidenti Meta e ka kryer në tokë shqiptare.

Balla:

Kushtetuta është e qartë. Fantazmat kanë problem me Gjeografinë sepse nuk i përkasin territorit. të thuash që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është shqiptare, është një lloj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë. Për dikë që unë e mendoj disa herë nëse meriton apo jo përgjigje, besoj se çfarë thashë më lartë i ka të gjitha përgjigjet brenda. Procesi është kushtetues.

Ish-gjeneral majori Bajram Begaj i cili deri mesditën e së shtunës mbante detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të merrte 78 vota deputetësh në kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu