Vrau me thikë gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e shqiptarit: Iu kërkoj falje…

0
Gjigandi

Paraditen e sotme, rreth orës 10:25, ka dalë para Gjykatës 50-vjeçari shqiptar, i cili vrau bashkëshorten e tij 40-vjeçare në Zakinthos Greqi.

Me pranga në duar, shqiptari shoqërohej nga efektivë të shumtë policie. Në sallën e gjyqit gjithçka ai tha ishte “një falje për fëmijët e tij.”

Para Prokurorit Penal të Zakynthos, 50-vjeçari u shfaq i penduar për aktin e tij makabër. Ai ka pranuar se ka goditur me thikë gruan e tij mbrëmjen e së dielës në Tsilivi të Zakynthos.

40-vjeçarja, para se të humbte jetën nga duart e bashkëshortit, kishte shkuar në komisariatin lokal të Zakynthos, ku denoncoi edhe një herë burrin e saj për sjellje të dhunshme dhe abuzive.

Pasi ajo është kthyer në banesë, ndërkohë që autoritetet po kërkonin bashkëshortin e saj, 51-vjeçari i kishte shkuar në shtëpi dhe pasi gruaja nuk ishte përgjigjur kishte thyer derën.

RonaTyra

Ai kishte nisur ta dhunonte sërish dhe në tentativë për tu arratisur viktima vrapoi tek shkallët e fqinjit, por sulmuesi e kapi atë, e dhunoi, i hodhi një vazo me lule para se ta godiste me thikë.

Më pas 51-vjeçari është zhdukur dhe u kap nga policia pas rreth 24 orësh. Xhelozia e sëmurë duket se ka qenë arsyeja e vrasjes tragjike të shqiptares në Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu